Sample Text

This is default featured slide 1 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 2 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 3 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 4 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 5 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

Tuesday, December 25, 2012

Sir Alex Ferguson me Gangnam Style (video)


Bukuresht, 25 dhjetor – Personazh i një montazhe të hitit të këngës “Gangnam Style”, është bërë edhe trajneri i ekupit anglez, Manchester United, Ser Alex Ferguson.Në video Ferguson ndihmohet edhe nga disa lojtarë të Manchester United duke mos përjashtuar edhe gjyqtarin Howard Webb.


Kujt ia ka kënduar Floriani këngën "Ngjyra e Kuqe"? (video)


Shkup, 25 dhjetor - Floriani të cilit i thonë "i vogël" ndoshta edhe është dhe do jetë i tillë për një kohë, por qysh tani, si një "Bieber" shqiptar, po çmend vajzat kudo që shfaqet. Por, vetë ai, ka zbuluar se ka në mendje një vajzë të veçantë të cilës ai i këndon.

Derisa të gjithë flisnin për këngën "Ngjyra e Kuqe" që Adriani ia kishte dedikuar Luana Vjollcës, atëkohë nuk na shkonte mendja se edhe Floriani i vogël, ka një vajzë të cilës ai ia kishte dedikuar këtë këngë.

Dhe vajza që ka rrëmbyer zemrën e Florianit të vogël është këngëtarja e re dhe e ëmbël Enca Haxhia, e cila poashtu është një vajzë që pëlqen ngjyrën e kuqe, madje shpesh duke i lyer edhe flokët me këtë ngjyrë.

Ndryshe nga Adriani i cili mohonte Luanën në këngë, Floriani është më i guximshëm dhe ia thotë Ences në sy.

"Enca, ta kam kënduar ty këngën 'Ngjyra e Kuqe'" është rrëfyer Floriani, derisa Enca po bënte regjistrimin e videos në celularin e saj, e që asaj i pëlqeu dhe me pastaj e hodhi në kanalin e saj zyrtar në Youtube. 



United i ka të hollat për Ronaldon


Manchester United besohet se i ka siguruar të hollat për një rikthim të Cristiano Ronaldos në Old Trafford.


Zyrtarët e Realit kanë biseduar jozyrtarisht me ata të Unitedit mbi transferin e Ronaldos, teksa besohet se shuma e kërkuar është jo më pak se 150 milionë euro.
The Sun shkruan se Manchester United i ka të gjitha paratë e duhura për të financuar kalimin e portugezit sensacional.
Cristiano Ronaldo luajti gjashtë vjet për Manchester Unitedin, duke fituar çdo trofe të mundshëm me klubin nga Old Trafford, ku e fitoi edhe Topin e Artë. 

Modelja shqiptare zhvishet në plazhet greke (Foto)

Eliada Ahmeti është shqiptarja e famshme, e cila qe shtatë vite merret me modelim dhe para disa viteve fitoi edhe kurorën “Miss Playmate Greece”. Pas këtij suksesi, ajo filloi me kontrata pune në Turqi, Francë dhe disa vende të tjera evropiane, kështu që trupi i bukur i saj i hapi dyert e suksesit.

Krahas modelimit, bukuroshja merret njëkohësisht edhe me këshilla bukurie, duke punuar në një qendër shëndeti dhe fitnesti ”Dietology” si institut bukurie në Athinë.
“Bukuria është diçka shtazarake, nëse nuk shoqërohet edhe me mençuri”, ka thënë ajo në një intervistë për mediat greke.
Panorama njofton se ajo për momentin ka ndërprerë kontratat e punës si modele dhe udhëheq një program televiziv jo shumë të shikuar. Gjithashtu, pjesë e performancës së saj janë edhe fotosesionet nga të cilat nuk ndahet aspak.
Së fundi, Eliada është fotografuar e zhveshur në një plazh nudo në Greqi. Madje, në disa raste ajo edhe ka pozuar e zhveshur krejtësisht për të treguar kështu linjat e saja seksi me anë të të cilave ka bërë për vete publikun atje.



Viti 2013 do të jetë shumë i nxehtë


Temperaturat globale në vitin e ardhshëm do të jenë për 0.57 shkallë mbi mesataren afatgjate prej 14 shkallësh Celsius, për çfarë viti 2013 do të jetë njëri nga vitet më të nxehta që mbahen në mend.

Kështu raporton agjencia Reuters, duke u thirrur në të dhënat që ka publikuar Shërbimi Meteorologjik i Britanisë.
“Është shumë e mundur që 2013-a të jetë njëri nga 10 vjetët më të nxehtë qysh prej 1850-ës, edhe më i nxehtë se 2012-ta”, raporton Reuters.

Thursday, December 20, 2012

I vdekuri te lumi Ibër – nga Tirana

Mitrovicë, 20 dhjetor- Auron (Ibrahim) Cara (1968), banor i Republikës së Shqipërisë, me vendbanim në Tiranë është personi që është gjendur i vdekur në parkun e qytetit të Mitrovicës, afër lumit Ibër. Identifikimi i kufomës është bërë nga familjarët e tij pas publikimit të fotove në media. Zëdhësni i policisë për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti, ka theksuar se trupi i pajetë i personit të gjetur më 9 dhjetor, 2012, në Mitrovicë, identifikohet pozitivisht nga familjarët e tij. Viktima, është identifikuar si Auron (Ibrahim) Cara (1968), banor i Republikës së Shqipërisë, me vendbanim në Tiranë. Policia e Kosovës ka mësuar se i njëjti ishte lajmëruar si person i humbur në Policinë e Tiranës, më datë 7 dhjetor, 2012. Hetuesit policor të sektorit për krime të rënda në rajonin e Mitrovicës, janë duke zhvilluar hetimet e autorizuara për të përcaktuar rrethanat e vdekjes së viktimës ndërsa ende janë në pritje të raportit zyrtar të ekspertit mjekoligjor pas obduksionit, për të përcaktuar shkaktarin e vdekjes.

Arkeologët: Populli Maya nuk parashikoi apokalips


Washington, 20 dhjetor - Interneti ka qenë plot thashetheme se bota do të marrë fund, ose të paktën do të transformohet, të premten më datë 21 dhjetor kur përfundon kalendari 5125-vjeçar i fiseve Maya, transmeton “Zëri i Amerikës”. Por arkeologët thonë se thashethemet janë pa bazë: Mayat e lashtë nuk parashikonin ndonjë apokalips. Në muzeun e arkeologjisë së Universitetit të Pensilvanisë në Filadelfia, një ekspozitë synon të sjellë të vërteta lidhur me kalendarin Maya si dhe me perceptimin e kohës nga ana e tyre.

 Ekspozita Maya 2012 përshëndet vizitorët me imazhe imagjinare të apokalipsit.

Loa Traxler është kuratore e ekspozitës dhe specialiste e qytetërimit Maya.

Ajo thotë se tërmetet, përmbytjet dhe ngjarjet e tjera kataklizmike ndodhin dhe do të vazhdojnë të ndodhin, por...

"Asgjë e tillë nuk është parashikuar nga Mayat e lashtë për 21 dhjetorin."

Zonja Traxler thotë se parashikimet janë në të vërtetë produkt i një shqetësimi të kohëve moderne rreth fundit të botës.

"Autorët dhe blogerët sot duan të pohojnë se ekzistonte një urtësi e lashtë dhe profeci të lashta të popullit Maya para pushtimit spanjoll, që na tregojnë se fundi është pranë, se këto gjëra dramatike dhe shkatërrimtare do të ndodhin së shpejti. Por Mayat nuk bënë asnjë lidhje mes këtyre dukurive dhe cikleve të tyre kalendarike."

Ajo thotë se ata thjesht pëlqenin t’u jepnin kuptim numrave.

"Ata krijuan një sistem kalendarik shumë të sofistikuar dhe shumë të përqëndruar tek paraqitja e kontekstit për historitë dhe biografitë e tyre si dhe për ngjarjet e tyre të përditshme."

Koha matej me baktunë, që janë cikle prej 400 vjetësh. Baktuni i fundit është duke përfunduar tani. Por arkeologia Traxler thotë se kalendari thjesht fillon përsëri.

"Është si rrugëmatësi i makinës. Numërimi nis nga fillimi."

Ekspozita paraqet më shumë se 150 objekte, duke përfshirë një kolonë që përkujton herën e fundit të rifillimit të ciklit kalendarik.

Lidhja mes kalendarit Maya dhe atij Gregorian mund të shihet në këtë ekran.

Në ekspozitë ka edhe elementë interaktivë. Aty mund të krijohen histori të ngjashme me ato në kolonë duke vendosur datëlindjen dhe duke zgjedhur një emër Maya. Rezultati shtypet në letër. Por a besojnë vizitorët e muzeut se bota do të përfundojë?

"Mendoj se një mundësi ekziston. Por unë shpresoj që të mos ndodhë", thotë një prej tyre.

"Jo. Kalendari përfundon. Kjo periudhë përfundon. Por bota nuk do të përfundojë", thotë një tjetër.

Sipas një ankete të kohëve të fundit, 2 për qind e amerikanëve janë të shqetësuar prej apokalipsit të popullit Maya. Ne të tjerët kemi kohë deri më 13 janar për ta parë këtë ekspozitë

Kënga më e re e Rita Orës - "Fair" (video)


New York, 20 dhjetor – Kënga më e re e Rita Orës është një balade e fuqishme e shkruar nga Ester Dean të cilën Rita e këndoi në verzionin akustik, dy ditë më parë në koncertin në New York. Në shown e vërtetë të Ritës ne ambientet e mbushura përplot me adhurues tek "Highline Ballroom", me bileta tërësisht të shitura, ishte i pranishëm edhe boss-i i labelit Roc Nation, Jay-Z. 

Thuhet se kompozitorja ka punuar gati gjashtë vjet në këngën “Fair”, e cila i është besuar yllit shqiptar për ta performuar. Kënga zgjatë gati pesë minuta dhe përmban një tekst të thellë dashurie. 

Disa nga fansat që kanë dëgjuar këngën për herë të parë, kanë treguar se janë emocionuar pamasë dhe disa madje kanë qarë. Emocionet e forta nuk i ka fshehur as vetë këngëtarja Rita Ora, e cila përfundoi performancen me sytë e mbushur me lotë. 

Duket sikur kjo këngë do jetë përgjigja e Rita Orës kundrejt baladës "Stay" që Rihanna do ta lansoj zyrtarisht në janar të vitit 2013.


Dy ndeshje suspendim për Riberyn (Video)


Komisioni disiplinor i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) e ka dënuar Franck Riberyn me dy ndeshje moslojë si pasojë e kartonit të kuq që mori në 1/8 e finales të DFB Pokal kundër Augsburgut.
Dënimi që ka marrë anësori francez është më i vogli i mundshëm, ndërsa ai ka vendosur që të mos ankohet.
Ribery u përjashtua në minutën e 47-të për shkak të goditjes kundrejt koreanit Koo Ja-Cheol.


Milani kundër Barcës – Reali kundër Unitedit

Superduele do të kemi në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve pas shortit që u tërhoq të enjten në Nyon të Zvicrës.
Gara më e madhe evropiane për klube do të vë ballë për ballë shtatëherë kampionin Milan dhe katërherë fituesin e këtij kompeticioni, Barcelona.
Klubi që mban rekord trofesh në këtë turne – nëntë sosh, Real Madrid, do të ketë përballë fituesin e trefishtë, Manchester United.
Tjetër derbi përballje do të jetë ajo mes katërherë fituesit Bayern Munich dhe klubit që është në kërkim të trofeut të parë, Arsenal.
Kampioni i Italisë, Juventus, që këtë edicion u kthye në Ligën e Kampionëve do të ketë punë me Celticun.
Borussia Dortmundi sfidohet nga befasia Shakhtar Donetsk, PSG ka për kundërshtar Valencian, ndërsa befasia tjetër, Malaga, do të luftojë me Porton për një vend në çerekfinale. Schalke dhe Galatasaray janë dy skuadrat e fundit që do ta sfidojnë njëra-tjetrën.




Skuadrat që do të përballen në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve:
Valencia - PSG
Real Madrid - Manchester United
AC Milan - Barcelona
Shakhtar Donetsk - Borussia Dortmund
Arsenal - Bayern Munich
Porto - Malaga
Celtic - Juventus
Galatasaray - Schalke

Tuesday, December 11, 2012

Edhe Elvana rrit gjoksin ?

Këngëtarja nga Shqipëria, Elvana Gjata ka postuar pak ditë më parë një foto mjaft provokative.
E veshur me rroba mjaft të ngushta, duket se Elvana ka pas për qëllim të shfaqte gjoksin e saj, i cili në këtë foto duket më i madhë sesa që është zakonisht.A mund të jetë e vërtetë që Elvana ka vendosur të bëj një ndërhyrje kirurgjike në të, si pjesa e madhe e kolegeve të saj, kjo nuk është e qartë.
Paraprakisht, Elvana ka publikuar një tjetër foto ku shihet e mbuluar dhe me atë foto paralajmëroi klipin e saj të ri, për këngën “Beso” që pritet të publikohet së shpejti.

Neymari duhet të shkojë te Barca, thotë trajneri i Santosit


Trajneri i Santosit, Muricy Ramalho, mendon që Neymar duhet të nënshkruajë me Barcelonën nëse largohet nga klubi brazilian.
“Aktualisht, Neymar është futbollisti i katërt ose i pestë më i mirë në botë, por pas Kampionatit Botëror 2016, ai do të jetë në nivel shumë të lartë”.

“Të shoshësh Neymarin dhe Messin së bashku te Barcelona do të ishte gjëja më e bukur në futboll”.
“Barcelona është shumë e ngjashme me ne, sepse është një skuadër që i pëlqen futbolli dhe mendoj se Barcelona është skuadra më e mirë ku duhet të luajë Neymar”, ka deklaruar Ramalho për La Xarxa 

Chelsea: Në Londër kthehemi kampionë bote

Me të shkelur në Japoni, Benitez dhe lojtarët e tij shpalosën ambicien se në Londër kërkojnë të kthehen vetëm si kampionë bote. “Është kënaqësi të jesh këtu. Për mua është një eksperiencë që përsëritet. Shpresojmë t’ia dalim dhe ta fitojmë turneun”, deklaroi trajneri i Chelseat, i cili e ka ndier shijen e këtij trofeu me Interin dy vite më parë. Testi i parë i anglezëve do të jetë me meksikanët e Monterreyt në Jokohama këtë të enjte (ora 11:30). Nëse do t’ia dalin, blutë do të ndeshen në finale me brazilianët e Corinthiansit ose egjiptianët e Al Ahlit. “Ne mbajmë statusin e favoritit në këtë turne, por nuk ndiejmë aspak presion. Kam pritur tetë vjet për të mbërritur deri këtu”, shtoi portieri Cezh. Ndërkohë që edhe Oscar mezi pret të shpallet kampion bote. “Një fitore do na ringriste moralin për pjesën e mbetur të sezonit”, nënvizoi mesfushori brazilian.

Hana të le pa fjalë. Paraja e bën burrin seksi!



Modelja gjermane Hana Nitsche nuk ka diskutim se është një femër super seksi.
Bild ka publikuar fotot e saj me të dashurin 55 vjeçarin Russell Simmons i cili llogaritet si një ndër njerëzit shumë të pasur të planetit. Bild ka ironizuar. “Paraja e bën burrin seksi”.
Hana Nitsche është 27 vjeçe dhe në 2007 ka fituar vendin e tretë në show e Heidi Klum për modelet.
Ajo është fotografuar në Majmi sot duke shijuar rezet e diellit bashkë me të dashurin e saj legjendën e Hip-Hop-it, Russell Simmons, ndërsa Bild thotë me ironi, të jesh e dashuruar është gjë shumë e bukur. Bild konkretisht pyet nën reshta, nëse Hana është bashkë për paratë apo për dashurinë?.
Derisa sa Hana të dëshmoj nëse është vërtet e dashuruar ose jo, yllpress.com ju sjell në këto ditë të ftohta dimri fotot e saj seksi për t’ju hequr stresin që vinë si rezultat i ngricave.

I vodhën makinën, u hodh mbi kabinë si Spidermani dhe kapi hajdutin!

Një shofer nga Polonia, teksa vuri re se po i vidhnin makinën, pa hezituar u hodh sipër kabinës duke u mbërthyer si Spidermani dhe mundi ta izolonte hajdutin dhe ta “arrestonte” atë.
Kamerat e sigurisë kanë regjistruar reagimin spektakolar të këtij shoferi nga Polonia, i cili me të kuptuar se po i vjedhin makinën hop një kërcim dhe “si macja në maj të çatisë”. Ngjarja ndodhi në Villemoble, në periferi të Parisit kur dy burra hynë në makinën e tij dhe tentojnë të largohen me makinën e vjedhur.
Shoferi ndodhej në dhomën e tij në hotel, por kishte panoramë makinën e tij të parkuar dhe kur pa dy perona t’i silleshin rrotull dhe ta vjedhin, menjëherë ashtu siç ishte me rrobat e gjumit, u hodh mbi kabinën e makinës duke qëndruar aty për më shumë se 2 km. Pikërisht në semaforin e kuq, ku dy hajdutët u detyruan të ndalonin, Spidermani u shndërrua në Batman dhe mbërtheu prej “zhelesh” shoferin dhe e nxori jashtë, ndërsa bashkëpunëtori i tij ia mbathi nga sytë këmbët.
Sipas gazetës Britanike “Daily Mail”, zëdhënësi i policisë deklaroi: “Shoferi –i vërteti- transportonte këpucë për në Angli dhe pa dy persona tek po i vidhnin makinën. Atëherë, ashtu siç ishte gjysmë i zhveshur, ia arriti të qepej mbi kabinën e makinës dhe pas pak minutash të izolojë shoferin hajdut. E mbajti aty deri në momentin kur mbërriti policia”.

Rita Ora sjell videon më të re, “Radioactive” ()


Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka publikuar videon e saj më të re, “Radioactive”.
Me një videoklip ndryshe nga çfarë është paraqitur më parë, ajo duket më sensuale dhe provokuese. Kjo këngë vjen sërish si prodhim i “Roc Nation” dhe ka nisur të ndiqet dhe të komentohet mjaft nga fansat e Orës në YouTube.

Ndonëse këto kohë Rita është diskutuar mjaft në media për shkak të historisë së saj me Rob Kardashian, nuk e ka penguar këngëtaren të vijojë karrierën, duke ndezur para pak ditësh gjysmë-finalen e X-Factor Britani dhe tani duke publikuar videon më të re.

IA VRAU GRUAN SHOKUT



Hadije Tunuzliu u mbyt me thikë më 3 dhjetor. Trupi i 42 vjeçares u gjet në fshatin Lupq i Epërm të Podujevës, ndërsa dyshohet se atë e vrau Xh. Tërstena, 58 vjeçar nga Vushtrria. I dyshuari dhe familja e viktimës kishin marrëdhënie të mira shoqërore në mes vete.

E priti të kthehet nga puna sikurse ditëve të tjera. Por u bë natë dhe Hadije Tunuzliu nuk po kthehej në shtëpi. Kjo vonesë e shqetësoi të shoqin.
Sezair Tunuzliu kot e thërriste në telefon të shoqen sepse atë e kishte fikur. Burri nga Vushtrria thirri të gjithë të afërmit për të mësuar nëse ata dinë diçka për fatin e saj. Por askush nuk dinte asgjë.
Të nesërmen disa SMS të dërguara nga numri i saj në telefonin e së bijës e shtyn Sezairin të dyshojë se diçka nuk është në rregull.
“Më kanë rrëmbyer me thikë në kokë, më kanë çu rrugës për Gjilan”, ishte përmbajtja e njërit nga mesazhet telefonike që kishin ardhur në telefonin e vajzës së Sezairit, që njëkohësisht është fëmija i vetëm i çiftit.
Sezairit si mbet asgjë tjetër veçse ta lajmërojë policinë për zhdukjen e bashkëshortes me të cilën kishte jetuar 27 vjet. Pas gati një javë kërkimi, misteri i zhdukjes së Hadijes u zbulua.
Ajo u gjet dhjetëra kilometra larg shtëpisë së saj. Të shtunën në mbrëmje kufoma e Hadije Tunuzliut u gjet e vrarë në malin e fshatit Lupq i Epërm të Podujevës. Bashkë me gjetjen e kufomës u paraburgos edhe i dyshuari. Ai ishte një person që kishte shoqëri të afërt me familjen Tunuzliu nga Vushtrria. Fiks një javë pas vrasjes Hadije Tunuzliu u varros, ndërsa familjarët e burrit kanë hapur derën për ngushëllime.
Sezair Tunuzliu mjaft i mërzitur rrëfen të gjitha ato çka ka përjetuar ditëve sa nuk e dinte se ku e kishte gruan. Tash kur e kanë gjetur të vdekur është më i çliruar, por edhe pret që gjithçka të sqarohet në gjykatë.
“Ne ende nuk kemi asgjë zyrtare nga policia. Vetëm e dimë se ajo është vrarë me thikë”, thotë Sezairi.
Por më e rënda për të është se personi që dyshohet për vrasjen e bashkëshortes është mik i afërt i tij.
Xhelal Tërstena (58 vjeçar), të cilin policia e ka arrestuar si të dyshuarin kryesor për vrasje, hynte e dilte lirisht në shtëpinë e Sezairit. Ata dy ishin shokë të ngushtë dhe kishin lidhje të mira në mes vete. Madje Sezairi tregon se shpeshherë edhe i ka ndihmuar me para atëherë kur ai ishte ngushtë për to. Në lidhje me atë që ka ndodhur Sezairi e ka vetëm një term për tashmë ish-shokun e ngushtë.
“Çka muj me thënë për të, maniak veç”, tha Sezairi.
Por ishte vetë burri i viktimës që i ndihmoi policisë që ta zbardhë rastin. Thotë se menjëherë ka dyshuar tek ai, edhe pse nuk pranon se ka vërejtur ndonjë sjellje të pazakontë të dyshuarit dhe gruas së tij.
Madje pohon se lidhja martesore me Hadijen ishte shumë e mirë, edhe pse për këto 27 vjet ata nuk kishin pasur fëmijë. E vajzën që e kanë rritur nuk është e tyre, por e adoptuar.
Sezairi nuk dëshiron të japë shumë detaje për atë çka ka ndodhur, mirëpo një i afërm i familjes sqaron se tashmë e ndjera dhe i dyshuari kanë pasur një lidhje të fshehtë dashurie.
“Por as ne nuk e dimë cilat janë motivet që e kanë shtyrë që ta vrasë”, tha i afërmi i familjes që nuk dëshiron t’i përmendet emri.
Për motivet nuk ka treguar as i dyshuari Tërstena, mirëpo në momentin e arrestimi ai ka pranuar se ka kryer vrasjen.
Burime nga policia bëjnë të ditur se Hadija është vrarë në Lupq të Epërm qysh më 3 dhjetor. I dyshuari me SMS-të që ia ka dërguar familjes së të ndjerës, por edhe me lokacionin ku e ka bërë vrasjen ka dashur që t’i humbë gjurmët. Mirëpo ishte pikërisht telefoni, njëra nga pistat që i dyshuari u zbulua si kryerësi i vetëm i kësaj vepre. Në Prokurorinë e Qarkut në Mitrovicë nuk tregojnë asgjë rreth këtij rasti pasi tashmë ky rast ka kaluar në dorë të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë.
“Është konstatuar se vrasja është kryer në rajonin e Prishtinës, prandaj tash ka kaluar atje”, tha një prokuror i Qarkut të Mitrovicës. Rastin e ka raportuar të hënën në mëngjes edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, tha se nga data 3 dhjetor Policia e Kosovës ishte në kërkim të personit të gjinisë femërore, H.Tunuzliu (1970) Vushtrria, pasi familjarët e saj kishin njoftuar Policinë e Kosovës se e njëjta mund të ishte rrëmbyer nga persona të panjohur.
"Trupi i pajetë i viktimës ishte gjetur të shtunën në fshatin Lupq i Epërm, të Podujevës, ndërsa pas bashkëpunimit në mes të hetuesve rajonalë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë dhe atyre në Prishtinë, kufoma ishte identifikuar si viktima e raportuar e humbur nga data 3 dhjetor”, ka thënë Hoti.
Sipas tij policia ka arrestuar një të dyshuar të mundshëm si kryes të këtij akti kriminal. I dyshuari 58 vjeçar, banor i Vushtrrisë, është arrestuar dhe u është dorëzuar hetuesve për krime të rënda në rajonin e Prishtinës, ndërsa me urdhër të prokurorit publik të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Rasti është cilësuar si vepër penale “vrasje e rëndë”, ndërsa hetimet do të udhëhiqen nga hetuesit rajonalë të Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Arsenal, 20 milionë euro për Nanin

Londër, 11 Dhjetor 2012
Është Arsenali skuadra e radhës që ka shprehur interesim për anësorin e Manchester Uniteidt, Luis Nanin, njoftojnë mediat në ishull.Anësori portugez duket gjithnjë e më larg “djajve të kuq”, madje tashmë krerët e këtij klubi janë të gatshëm të shesin ish-futbollistin e Sporting Lisbonës, i cili në verën e vitit 2007 ishte transferuar në “Old traford” për shifrën 14 milionë euro. Reprezentuesi portugez nuk po kalon periudhe të mirë në këtë kampionat tek skuadra e Alex Fergusonit, kështu që largimi i tij është vetëm çështje kohe. Zenit Petersburg dhe PSG ka kohë që janë duke e monitoruar portugezin, por tash në këtë garë është futur edhe Arsenal, skuadër kjo që është e gatshme të shpenzojë 20 milionë euro për Nanin, i cili do të mund të ishte zëvendësues i Theo Welcott, ky i fundit mund ta braktis skuadrën e Arsene Wengerit.

Haliti: “Jam i gatshëm të luaj për Kosovën”

Kosovari Labinot Haliti, i cili aktualisht militon në klubin australian Western Sydney Wanderers, është shprehur i gatshëm të luaj për përfaqësuesen e Kosovës.Futbollisti kosovar, i cili kishte luajtur për ekipin U-23 të Australisë në vitin 2006, ka thënë se është i gatshëm të luaj për Kosovën, kur vendi ynë do të pranohet në arenën ndërkombëtare. “Të jem i sinqertë, nuk kam menduar shumë për këtë punë. Ajo çka jam i koncentruar për momentin është këtu në Wanderers, ta ndihmoj ekipin tim dhe të kem sezon pozitiv. Shpresoj që Kosova ta ketë mundësinë të luajë dhe nëse jam ende duke luajtur kur ajo do të lejohet të zhvillojë miqësore dhe nëse më thërrasin, atëherë pse jo”, ka thënë Haliti për ueb faqen footballaustralia.com.au. Prishtinasi shpreson që FIFA t’ia lejojë sa më shpejt përfaqësueses kosovare zhvillimin e ndeshjeve miqësore. Sipas 27 vjeçarit njerëzit në Kosovë e meritojnë t’u jepet një mundësi për të luajtur, sepse sipas tij, njerëzit e Kosovës duan këtë sport. “Njerëzit atje e meritojnë të luajnë, ata janë ta pasionuar dhe e duan këtë sport, atëherë përse të mos lejohen?”, pyet Haliti. “Do të doja ta shoh Kosovën që t’i lejohet e drejta për të zhvilluar miqësore. Njerëzit që merren me këtë punë janë duke dhënë gjithçka për ta arritur këtë. Mendoj se ata e meritojnë një vendim të favorshëm. Nuk shoh ndonjë arsye se përse duhet t’u ndalohet një e drejtë e tillë”, tha sulmuesi prishtinas.

Eliza: Jam shqiptare!

Eliza Dushku edhe një herë nuk ka fshehur prejardhjen e saj, duke u krenuar para rreth 300 mijë fansave të saj në “Facebook”. Eliza ka postuar një foto ku shkruante “I Can’t Keep Calm, I Am an Albanian”, që në përkthim do të thotë “Nuk mund të jem e qetë, jam shqiptare”.
Në përshkrim ajo shkroi se sapo ka bërë një përditësim për dokumentarin mbi Shqipërinë dhe u bëri thirrje fansave ta shikojnë atë. Nuk është hera e parë që Eliza, me suksese të shumta në Hollywood, krenohet me vendin e saj. Ajo kohë më parë ka xhiruar një dokumentar për Shqipërinë.

Rozmarina përmirëson kujtesën

Romë, dhjetor 2012
Antioksiduesit e acidit të rozmarinës në masë të madhe mund ta parandalojnë apo ngadalësojnë shfaqjen e sëmundjes së Alzhaimerit dhe, sipas ekspertëve italianë, edhe mundet ta shërojë atë.
Deri tek ideja e hulumtimit shkencëtarët erdhën duke u bazuar në faktin se rozmarina ka një traditë të gjatë shërimi që përmirëson kujtesën, arsye kjo pse ka dhe nofkën “bima e kujtesës”.
Disa nga kompozimet e rozmarinës në mënyrë të suksesshme absorbohen përmes lëkurës, prandaj kjo bimë edhe sugjerohet edhe përmes aromaterapisë. Po ashtu, mendohet se edhe përdorimi i shamposë me bazë rozmarinën ndikon pozitivisht në ruajtjen e kujtesës.
Nga sëmundja e Alzhaimerit vjen deri tek rënia graduale e qelizave nervore në lëvoren e trurit dhe me këtë rast vjen deri te zvogëlimi për 20% i masës së trurit. Përveçse rozmarina përmirëson kujtesën, rozmarina lehtëson frymëmarrjen, punën e veshkave dhe tretjen, si dhe përshpejton metabolizmin.

Shqiptarja, helmonte të dashurit dhe u merrte paratë



Një shtetase shqiptare nga qyteti i Korçës është vënë nën pranga nga policia në Maqedoni. Ajo akuzohet për tentativë vrasjeje dhe grabitjeje. Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet N.B, 51 vjeç nga Korça.
“Ministria e Punëve të Brendshme” në Maqedoni informoi dje se gruaja dhunonte “të dashurit” e saj. Pasi kryente marrëdhënie seksuale me ta, ajo i helmonte e i grabiste. Sipas policisë maqedonase, 51-vjeçarja ishte me qëndrim të parregullt prej disa muajsh, nga maji deri në shtator të këtij viti. Ajo shoqërohej vazhdimisht me meshkuj të moshuar, të cilët i trajtonte si klientë për kryerjen e marrëdhënieve seksuale.
Gjatë takimeve erotike me ta, shqiptarja u hidhte dashnorëve substanca të panjohura në ushqim ose pije, duke i bërë ata që të kalonin në gjendje të pavetëdijshme ose duke i vënë në gjumë. Më pas ajo u merrte atyre paratë e çdo send tjetër me vlerë që mund të kishin me vete. Gruaja ishte prej kohësh në kërkim nga policia dhe ndaj saj ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar. Ajo është ndaluar nga policia në pikën kufitare Tabanoc dhe menjëherë pas arrestimit është dërguar në paraburgim. Autoritetet e Ministrisë së Brendshme në një deklaratë për mediat informojnë: “E dyshuara më 8 dhjetor u ndalua në pikën kufitare Tabanoc, pasi ndaj saj ishte ngritur fletë-arrest ndërkombëtar. Menjëherë pas arrestimit ndaj saj është shqiptuar masa e paraburgimit”

Klori në ujë mund të ndikojë në shfaqjen e alergjive

Gjithnjë e më shumë po shtohet numri i njerëzve që janë alergjikë në një artikull – tash bëhet fjalë për ujin nga çezma, përkatësisht produkti i klorit – diklorfenol.
Studimet që ishin kryer në kolegjin amerikan Albert Ajnshtajn kanë vërtetuar se për një numër të madh alergjish fajtor është uji që vjen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga çezma – përkatësisht klori. Klori që mbetet në rubinetet e ujit mund të shkaktojnë reaksionin e organizmit dhe krijon ndjeshmërinë në një grup ushqimesh.
Edhe pse niveli i klorit në ujë kontrollohet në mënyrë të rreguIlt, çdo ditë u jemi të ekspozuar kemikaleve. Tashmë një përqindje prej 4% e fëmijëve kanë një formë të alergjive, prandaj alergjitë nuk kanë kursyer as personat e rregullt.
Hulumtime të shumta tashmë janë duke u bërë në këtë drejtim dhe besohet se klori në ujë ndikon në masë të madhe në shfaqjen e alergjive të ndryshme, por se një kujdes më i shtuar do të tregohet ndaj fëmijëve, të cilët nuk kanë mundësi të tregojnë simptomat e alergjive.

Shkëndija kapet me mediat: Kam bërë bujë që ditën që linda (FOTO)

Shkëndije Mujaj nuk i ka pritur mirë shkrimet kundër saj, pas daljes nga “Vip Shpija”. Shkak janë bërë disa foto të saj shumë provokuese, të cilat sipas mediave rozë, janë bërë me qëllim që ajo të tërheqë vëmendjen. Përveçse i ka fyer, Shkëndija është shprehur në Facebook se nuk ka nevojë që të bëjë bujë, pasi bujë ajo ka bërë që kur ka lindur.


Rita Ora, ka pasur edhe të dashur shqiptar?

Përfshirja e saj në skandalin me Rob Kardashian, ka bërë që mediat e huaja të numërojnë gjithë të dashurit e njohur deri tani të këngëtares shqiptare Rita Ora.Para Robit, janë numëruar emrat si Drake dhe Bruno Mars. Madje, për Bruno Mars, ajo ka rrëfyer personalisht se kishte qenë një histori e bukur dashurie.
Por, një gjë që mediat e huaja nuk e kanë ditur është fakti se Rita në të kaluarën ka pasur edhe të dashur shqiptar.
Ajo, siç shkruan knninfo, së bashku me motrën Elena, shpesh kanë vizituar Kosovën së bashku me prinderit dhe si adoleshente kanë shijuar jetën e natës nëpër lokalet dhe klubet e Prishtinës, natyrisht në shumë raste të shoqëruara edhe me të dashur shqiptar.
Madje, burime të sigurta pohojnë se motra e saj e madhe Elena ka qenë e lidhur me një personazh VIP të estradës kosovare.
Me siguri, asokohe, djemtë shqiptarë nuk e dinin se motrat “Sahatçiu” një ditë do të bëheshin “Ora” të famshme.
Rita është padyshim krenaria jonë shqiptare dhe dëshira jonë më e madhe do të ishte sikur ajo dhe e motra e saj të lidheshin në të ardhmen me shqiptar.

Zogj meksikanë ndërtojnë çerdhet me duqa cigaresh!

Zogj meksikanë me qejf i ndërtojnë çerdhet e veta me bishta cigaresh! Këtë dukurie vërejtën shkencëtarë dhe ata konfirmuan se zogjtë në këtë mënyrë, me ndihmën e nikotinës mbrohen nga parazitë të ndryshëm. Sa më shumë bishta cigaresh, aq më pak larva dëmtuese. Shumë zogj në çerdhe vendosin bimë të ndryshme që mbysin parazitët. Njëri nga mbrojtësit më të mirë nga këta dëmtues është nikotina.
Për këtë shkak ai përdoret si përbërës kryesor për mbrojtje t bimëve sepse vret shumë insekte.
Me gjasë këtë e kanë zbuluar edhe zogjtë.

Kim Kardashian ngrit temperaturat (SUPER FOTO)


Ajo ka pozuar me qindra herë që kur është bërë e famshme. Por, fotosesioni i fundit i, Kim Kardashian për revisën franceze, “Factice” është një nga më të guximshmit e saj.
32 vjeçarja, paraqitet në disa fotografi me të brendshme duke shfaqur format trupore seksi.
Në disa fotografi, ajo shihet me të brendshme ngjyrë krem e që i’a theksojnë hiret për të cilat Kim është e famshme.
ë një tjetër imazh, Kim pozon e shtrirë dhe mjaftë provokuese githashtu me të brendshme e me një gëzof rreth trupit.
Ky numër i revistës, “Factice” do të dal në shitje në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Torres: U bëra futbollist nga “Oli e Benxhi”!

Fernando Torres ka zbuluar se një nga arsyet kryesore pse ai vendosi të luante futboll, ishte meritë e filmit të famshëm të animuar japonez mbi futbollin, “Captain Tsubasa”, i njohur gjerësisht në Evropë si “Oli e Benxhi”.

Sulmuesi i Çelsit gjendet aktualisht në Japoni ku do të luajë në Botërorin e Klubeve me skuadrën e tij, ndërsa ka treguar se kur ishte i vogël nuk e dinte se sa rëndësi do të kishte ky vend për të.

“Më kujtohet kur isha i vogël, nuk arrinim as të gjenim mirë sinjalin televiziv, por të gjithë në shkollë flitnin për këtë film vizatimor japonez për futbollin. Ajo seri quhej “Oliver dhe Benxhi” në Spanjë, ndërsa në Japoni quhej “Captain Tsubasa”. Aty dy lojtarë të rinj fillonin që nga ekipet e moshave, shkonin në kombëtare, fitonin Kupën e Botës dhe pastaj lëviznin drejt Evropës në skuadra si Bajern Mynih dhe Barcelona, pra ishte si një ëndërr që realizohej”.

“Unë fillova të luaj futboll për shkak të këtij filmi vizatimor që e adhuroja. Unë dëshiroja të bëhesha si Oliver që luante sulmues, ndërsa Benxhi ishte portieri. Ai ka qenë kontakti i parë që kisha me Japoninë”, zbuloi sulmuesi spanjoll. 

PSG: Ofertë për Sneijder.

PSG duket se është gjithmonë e më pranë blerjes të Wesley Sneijder, ndërsa sipas shtypit italian, tashmë ekziston një ofertë konkrete. Skuadra e Ancelottit thuhet ka ofruar 12 milionë euro, plus një përmirësim page për holandezin, që do të përfitojë 6,5 milionë në vit. Ndonëse bisedimet janë ende në fazën paraprake, shitja e Snejder do t’i hapte dyert blerjes së talentit brazilian Paulinho. Për yllin e Corinthiasit, interesim ka shprehur më parë pikërisht Paris SG, por si pjesë e operacionit Sneijder, do të lejohej që Paulinho të kalonte në Milano.

Kupa e Mbretit, Barca në Kordoba, Reali në Vigo.


Nga e hëna deri të enjten do të luhen ndeshjet e para në kuadër të 1/8 së finales nga Kupa e Mbretit në Spanjë.
Derbi i kësaj faze pritet të luhet nëMadrid, ku do të takohen AtletikoMadriddheGetafe, ndërsa mbrojtësi i trofeut, Barcelona, do të udhëtojë në Kordoba. Kampioni i Spanjës, Real Madrid, do të takohet me Celtën nëVigo.|albtime|
Çftet e 1/8 së finales janë këto:
 Të martën:
Osasuna –Valencia
 Të mërkurën:
Kordoba –Barcelona
Majorka – Sevila
AtletikoMadrid–Getafe
Celta- RealMadrid
 Të enjten:
Levante – Saragosa
Las Palmas– Betis  SPORT

SPORT

Haradinaj do të bashkojë opozitën shqiptare në Maqedoni

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj pritet të bashkojë partitë shqiptare të opozitës në Maqedoni.
Kjo nismë bëhet e ditur jozyrtarisht nga përfaqësues të kësaj partie, të cilët kanë theksuar për agjencinë e lajmeve INA, se një propozim i tillë ka qenë pjesë e takimit të fundit midis Haradinaj dhe delegacionit të PDSH-së në selinë e AAK-së në Prishtinë.

Në rast të një misioni të tillë të Haradinaj, atëherë formula e bashkëpunimit pritet të arrihet midis partive PDSH, RDK, DR dhe forcat e tjera politike, duke qenë përballë partisë shqiptare në pushtet BDI.
“Në këtë takim është trajtuar edhe kjo temë rreth bashkimit të votës shqiptare, por sigurisht se ka pasur opsione të ndryshme që janë trajtuar. Me rëndësi është që të bashkohet vota e shqiptarëve dhe në këtë drejtim si parti mbështesim gjithmonë unitetin”, ka theksuar për INA, një përfaqësues i AAK-së.
Sipas tij, mesazhet e fundit të Haradinaj pas lirimit nga Tribunali i Hagës kanë vijuar me thirrjet për tu bashkaur rreth interesave të rëndësishme të shqiptarëve dhe për një unitet parimor.
Në AAK nuk kanë dashur të flasin zyrtarisht mbi çështjet e politikës shqiptare në Maqedoni dhe qëndrimet e Haradinaj, duke kërkuar që rreth kësaj të prononcohet vetëm lideri i tyre.
Javën e kaluar në disa media u lansua gjithashtu lajmi për një mision të Haradinaj për shqiptarët në Maqedoni, por duke nënvizuar unitetin midis dy partive më të mëdha BDI dhe PDSH, gjë që nuk u konfirmua nga AAK-ja. (INA)LAJME

Statusi kandidat për Shqipërinë pa kushte shtesë në BE

Presidenca qipriote ka bërë të ditur se konkluzionet për Shqipërinë nuk do të jenë negative dhe se nuk do të ketë kushte shtesë për marrjen e statusit të vendit kandidat. Draft-konkluzioni nuk ka hasur në asnjë kundërshtim nga ambasadorët e përhershëm të shteteve anëtare, ndaj pritet që të ruajë këtë formë në versioninpërfundimtar.

“Këshilli vëren rekomandimin e Komisionit për t’i dhënë Shqipërisë statusin kandidat, nëse përmbushen masat kyçe në fushat e reformës së gjyqësorit dhe administratës publike dhe pas ndryshimeve të rregullores së parlamentit. Me synimin për të vendosur nëse do të japim statusin kandidat, Këshilli fton Komisionin të raportojë porsa të jetë arritur progresi i nevojshëm, duke marrë parasysh gjithashtu ecurinë e mëtejshme të Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, përfshirë hetimet pro-aktive dhe ndjekjet penale të rasteve të tilla” thuhet në draft konkluzionet.
Zgjedhjet konsiderohen si test edhe për hapjen e negociatave dhe për konsolidimin e institucioneve.
“Mbajtja e suksesshme e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 do të jetë një test thelbësor për funksionimin e patrazuar të institucioneve demokratike të vendit” thuhet në draft konkluzionet.
Këshilli i përmbahet vlerësimit të Komisionit Europian për progresin që ka bërë Shqipëria në përmbushjen e prioriteteve kyçe, si dialogu politik, e mirëfunksionimit të parlamentit, reformës zgjedhore dhe emërimin e zyrtarëve kyç.
Por Këshilli nënvizon nevojën për të rritur më tej përpjekjet në fushën e reformave të gjyqësorit për të forcuar pavarësinë, efikasitetin dhe përgjegjshmërinë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në mbrojtjen e të gjitha minoriteteve dhe zbatimin e të drejtës së pronës.LAJME

Fillon proçesi gjyqësor ndaj Lube Boshkovskit nën akuzën për vrasje.


Shkup, 11 dhjetor - Në mëngjes ka filluar procesi “Rover” në të cilin Lube Boshkovski dyshohet për ndihmë në vrasjen e Tushevskit dhe Janevit ë vitin 2001, transmeton Zhurnal.  
Boshkovski sipas prokurorisë nuk është në mesin e të akuzuarve të parë dhe ngarkohet për veprën penale, por sipas ligjit, ndihmësit dënohen njëjtë sikur vrarësit.    
Vrasja ka ndodhur në vitin 2001 në një kafiteri në Kapishtec. Tushevski ishte vrarë me 11 plumba kurse Janev me një plumb.  
Të dyshuar janë katër serbë dhe 11 maqedonas. Nëntë të arrestuar janë shtetas të Maqedonisë. Për vrasës direkt akuzohen tre persona të dyshuar serbë të cilët aktualisht janë në arrati.
    Sipas njoftimeve, kundër Boshkovskit do të dëshmojë një dëshmitar i mbrojtur, pasi gjykata e ka hedhur poshtë ankesën e avokatëve të cilët kërkojnë që të dihet dëshmitari i mbrojtur.
 Ndryshe, Lube Boshkovski ka qenë ministër i punëve të brendshme të Maqedonisë gjatë vitit 2001, kurse ishte akuzuar për krime lufte për vrasjet në fshatin Lubeten të Shkupit, kur ishin vrarë 10 civilë shqiptarë. Gjykata e Hagës kishte konstatuar se Boshkovski nuk është fajtor.LAJME