Sample Text

Thursday, December 20, 2012

Kënga më e re e Rita Orës - "Fair" (video)


New York, 20 dhjetor – Kënga më e re e Rita Orës është një balade e fuqishme e shkruar nga Ester Dean të cilën Rita e këndoi në verzionin akustik, dy ditë më parë në koncertin në New York. Në shown e vërtetë të Ritës ne ambientet e mbushura përplot me adhurues tek "Highline Ballroom", me bileta tërësisht të shitura, ishte i pranishëm edhe boss-i i labelit Roc Nation, Jay-Z. 

Thuhet se kompozitorja ka punuar gati gjashtë vjet në këngën “Fair”, e cila i është besuar yllit shqiptar për ta performuar. Kënga zgjatë gati pesë minuta dhe përmban një tekst të thellë dashurie. 

Disa nga fansat që kanë dëgjuar këngën për herë të parë, kanë treguar se janë emocionuar pamasë dhe disa madje kanë qarë. Emocionet e forta nuk i ka fshehur as vetë këngëtarja Rita Ora, e cila përfundoi performancen me sytë e mbushur me lotë. 

Duket sikur kjo këngë do jetë përgjigja e Rita Orës kundrejt baladës "Stay" që Rihanna do ta lansoj zyrtarisht në janar të vitit 2013.