Sample Text

Tuesday, December 11, 2012

Chelsea: Në Londër kthehemi kampionë bote

Me të shkelur në Japoni, Benitez dhe lojtarët e tij shpalosën ambicien se në Londër kërkojnë të kthehen vetëm si kampionë bote. “Është kënaqësi të jesh këtu. Për mua është një eksperiencë që përsëritet. Shpresojmë t’ia dalim dhe ta fitojmë turneun”, deklaroi trajneri i Chelseat, i cili e ka ndier shijen e këtij trofeu me Interin dy vite më parë. Testi i parë i anglezëve do të jetë me meksikanët e Monterreyt në Jokohama këtë të enjte (ora 11:30). Nëse do t’ia dalin, blutë do të ndeshen në finale me brazilianët e Corinthiansit ose egjiptianët e Al Ahlit. “Ne mbajmë statusin e favoritit në këtë turne, por nuk ndiejmë aspak presion. Kam pritur tetë vjet për të mbërritur deri këtu”, shtoi portieri Cezh. Ndërkohë që edhe Oscar mezi pret të shpallet kampion bote. “Një fitore do na ringriste moralin për pjesën e mbetur të sezonit”, nënvizoi mesfushori brazilian.