Sample Text

Tuesday, December 11, 2012

Komuna e Vushtrrisë shtron asfalt në dhjetor, kritikohet nga opozita.

Vushtrri, 11 dhjetor- Me gjithë ngricat, të hënën është shtruar me asfalt rruga “Vëllezërit Frashëri”, disa metra larg qendrës së qytetit, shkruan Koha Ditore. Kjo ka nxitur reagimin e opozitës, e cila ka akuzuar pushtetin lokal për shkelje të afateve kohore për përfundimin e punëve. “Pushtetarëve në Vushtrri nuk ju mjaftojnë pranvera e vera, madje dhe vjeshta për të asfaltuar 300 metra në rrugën ‘Vëllezërit Frashri’. Sipas informatave që kam, alokimi i mjeteve për këtë projekt ishte bërë në fillim të vitit, por autoritetet komunale filluan asfaltimin e kësaj rruge pikërisht më 8 dhjetor (e shtunë) tani kur ka ra bora e parë dhe kanë nisur ngricat”, ka deklaruar këshilltari i LDK-së në KK, Besim Jashari.LAJME

0 comments:

Post a Comment