Sample Text

Tuesday, December 11, 2012

Fillon proçesi gjyqësor ndaj Lube Boshkovskit nën akuzën për vrasje.


Shkup, 11 dhjetor - Në mëngjes ka filluar procesi “Rover” në të cilin Lube Boshkovski dyshohet për ndihmë në vrasjen e Tushevskit dhe Janevit ë vitin 2001, transmeton Zhurnal.  
Boshkovski sipas prokurorisë nuk është në mesin e të akuzuarve të parë dhe ngarkohet për veprën penale, por sipas ligjit, ndihmësit dënohen njëjtë sikur vrarësit.    
Vrasja ka ndodhur në vitin 2001 në një kafiteri në Kapishtec. Tushevski ishte vrarë me 11 plumba kurse Janev me një plumb.  
Të dyshuar janë katër serbë dhe 11 maqedonas. Nëntë të arrestuar janë shtetas të Maqedonisë. Për vrasës direkt akuzohen tre persona të dyshuar serbë të cilët aktualisht janë në arrati.
    Sipas njoftimeve, kundër Boshkovskit do të dëshmojë një dëshmitar i mbrojtur, pasi gjykata e ka hedhur poshtë ankesën e avokatëve të cilët kërkojnë që të dihet dëshmitari i mbrojtur.
 Ndryshe, Lube Boshkovski ka qenë ministër i punëve të brendshme të Maqedonisë gjatë vitit 2001, kurse ishte akuzuar për krime lufte për vrasjet në fshatin Lubeten të Shkupit, kur ishin vrarë 10 civilë shqiptarë. Gjykata e Hagës kishte konstatuar se Boshkovski nuk është fajtor.LAJME