Sample Text

Tuesday, December 11, 2012

Shqiptarja, helmonte të dashurit dhe u merrte paratë



Një shtetase shqiptare nga qyteti i Korçës është vënë nën pranga nga policia në Maqedoni. Ajo akuzohet për tentativë vrasjeje dhe grabitjeje. Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet N.B, 51 vjeç nga Korça.
“Ministria e Punëve të Brendshme” në Maqedoni informoi dje se gruaja dhunonte “të dashurit” e saj. Pasi kryente marrëdhënie seksuale me ta, ajo i helmonte e i grabiste. Sipas policisë maqedonase, 51-vjeçarja ishte me qëndrim të parregullt prej disa muajsh, nga maji deri në shtator të këtij viti. Ajo shoqërohej vazhdimisht me meshkuj të moshuar, të cilët i trajtonte si klientë për kryerjen e marrëdhënieve seksuale.
Gjatë takimeve erotike me ta, shqiptarja u hidhte dashnorëve substanca të panjohura në ushqim ose pije, duke i bërë ata që të kalonin në gjendje të pavetëdijshme ose duke i vënë në gjumë. Më pas ajo u merrte atyre paratë e çdo send tjetër me vlerë që mund të kishin me vete. Gruaja ishte prej kohësh në kërkim nga policia dhe ndaj saj ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar. Ajo është ndaluar nga policia në pikën kufitare Tabanoc dhe menjëherë pas arrestimit është dërguar në paraburgim. Autoritetet e Ministrisë së Brendshme në një deklaratë për mediat informojnë: “E dyshuara më 8 dhjetor u ndalua në pikën kufitare Tabanoc, pasi ndaj saj ishte ngritur fletë-arrest ndërkombëtar. Menjëherë pas arrestimit ndaj saj është shqiptuar masa e paraburgimit”

0 comments:

Post a Comment